Erion Veliaj dhe “unaza e katërt e Tiranës”( video)

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar sot një video ku thotë se ka gjetur një zgjidhje për “unazën e katërt të Tiranës”.

“Jam shumë i lumtur që kemi hapur sot sheshin e tretë të bulevardit dhe ende pa përfunduar pjesa finale e tij, është funksional për automjetet. Ata që banojnë në njësitë 8 dhe 9, të lidhur përmes rrugëve “Siri Kodra” dhe “Jordan Misja”, kanë një mundësi të shkëlqyer të shkurtojnë kohën e tyre në trafik, duke kaluar nga njëra njësi tek tjetra, duke e parë bulevardin si urë dhe jo si ndarje.

Jam shumë i lumtur që zgjidhet një nyje e trafikut që i afrohet asaj që në të ardhmen do jetë Unaza e katërt e Tiranës”-shkruan Veliaj, i cili rikandidohet nga PS në zgjedhjet e 30 qershorit.

SHKARKO APP