Erion Veliaj: Ejani të trokasim gotat duke shijuar verën më të mirë
Kryebashkiaku Erion Veliaj njofton se më 17 shtator do të zhvillohet festivali i verës në kryeqytet.
“Festivali i Verës 🍷🍇
Ejani të trokasim gotat duke shijuar verën më të mirë që kantinat e vendit ofrojnë. Nën tingujt e muzikës dhe mes miqsh të mirë, le ta kthejmë verën në kryefjalën e kësaj dite.
🗓️ 17 Shtator 🕐 12:00 – 23:00
Programi i Festës së Verës:
📍 Pazari i Ri
🔴 Ora 12:00 – 17:00
Panairi me kantinat e verës shoqëruar me muzikë.
🟠 Ora 17:00 – 19:00
Bisedë për verën, diskutime për temën e prodhimit dhe degustimit të saj.
🟡 Ora 19:00 – 21:00
Performanca nga Offchestra
🟢 Ora 21:00 – 23:00
Muzikë me Dj, deri në mbyllje të eventit“, shkruan Veliaj në një postim në rrjetet sociale.

KOHA JONË SONDAZH

