Erion Veliaj: Ermal Meta do të ndezë stadiumin “Air Albania” më 17 shtator me muzikën e tij të mrekullueshme
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj jep lajmin e gëzueshëm se më 17 shtator stadiumi “Air Albania” do të ndizet nga muzika e mrekullueshme e Ermal Metës.
Më në fund këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta e njoftoi datën e koncertit të tij në Tiranë përmes një statusi në Instagram.
Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 Shtator në stadiumin ‘Air Albania’ do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe artdashësit mund të regjistrohen nga e marta, 25 Gusht në linkun në story. Ju pres!”, shkruan vetë këngëtari në Instagram.
Ndërsa, Erion Veliaj shkruan:
Lajmi që kemi pritur të gjithë!
Ermal Meta do të ndezë stadiumin “Air Albania” më 17 shtator me muzikën e tij të mrekullueshme❤️.
Koncerti është falas! Mos mungo!
View this post on Instagram