Erion Veliaj: Fuqizojmë të rinjtë të arrijnë sukses në botën e punës dhe sipërmarrjes

25 të rinj të shkollave të mesme të vendit u bënë pjesë e ditës së punës së një prej 25 drejtuesve ekzekutivë të bizneseve, institucioneve publike kombëtare e lokale, medias dhe organizatave joqeveritare. Secili prej tyre pati mundësinë të njihet, jo vetëm me rolin, funksionin, përgjegjësitë që mbart pozicioni i një drejtuesi të suksesshëm, por edhe me sfidat që ndesh në marrjen e vendimeve të rëndësishme.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ceremoninë e dhënies së çmimeve për të rinjtë fitues, u shpreh krenar për punën e secilit prej atyre që morën përsipër një rol drejtues. “Unë besoj se bëj punën më të bukur në këtë qytet, por përveçse është privilegj: pjesa më e madhe është përgjegjësi, sepse duhet të mendosh për gjërat që duhet të funksionojnë më mirë, ose për ato që nuk funksionojnë, se si gjendet një zgjidhje. Ndaj, jam shumë krenar për të gjithë ata që u përzgjodhën nga Junior Achivement, që të ndiqnin një nga drejtuesit. Mund të jenë nga sektori privat, sektori publik, por u futën në këpucët e dikujt që duhet të marrë vendime dhe jo vendime sportive, por vendime që ndikojnë dhe kanë peshë tek jeta e njerëzve,” u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?