Erion Veliaj: Kam bërë padi ndaj FSHF

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, në një intervistë në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, u pyet se pse është përfshirë në debat me Armand Dukën.

Veliaj thekson se ka bërë padi në Prokurori ndaj Federatës dhe se nuk ka armqësi personale me Dukën. Analisti Enton Abilekaj pyeti Veliajn se a ka dhënë leje ndërtimi te Fusha e Fiskulturës, ndërsa Veliaj e mohoi këtë gjë.

“Kam bërë padi ndaj Federatës. Në këtë betëjë, Armand Duka është kundërshtari im, jam aksioner në klubin e Tiranës, kam bërë fusha sportive në Tiranë. Edhe fusha e Laprakës është bërë me gjyq. Nuk kam dhënë leje ndërtimi te fusha e Fiskulturës. Fusha atje do bëhet fushë, edhe pse kanë pronar privat, do shpronësohet. Kur një institucion thotë se kam marrë para nga ndonjë fondacion, duhet të bëjë diçka. Unë kam bërë më shumë se Duka, edhe kur kam pasur më pak lekë. Armand Dukës i duhet thënë sa delagatë ke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kallëzim kërkohet transparencë, se kush është delegat, është denoncuar me emër Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, sepse kanë ndryshuar emrat e delegatëve, ka të bëjë me korrektësinë e zgjedhjeve. Aty gjetëm njerëz që kanë ardhur nga Shijaku, nga Mati, nuk ka racizëm këtu, por duhet të jenë emrat të saktë. E kemi bërë kallëzimin në Prokurori dhe mund të bëjmë edhe në SPAK, unë besoj se funksionojnë si organizatë kriminale”, tha Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?