Erion Veliaj: Kryhen 55 % e punimeve, vijon puna në kantierin e lotit 5 dhe 6 të Unazës së Jashtme të Tiranës

Vijon puna në kantierin e lotit 5 dhe 6 të Unazës së Jashtme të Tiranës ku aktualisht janë realizuar 55 % e punimeve.
Ky projekt që do t’i japë një frymëmarrje të re kryeqytetit me reduktimin e trafikut dhe hyrje-daljet e automjeteve për në Tiranë, po avancon dita-ditës në të gjitha lotet e saj.
Unaza e Jashtme e Tiranës fillon në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit, drejt zonës së Kinostudios. Më pas segmenti vazhdon drejt veriut, zbret drejt Lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru – Bregu i Lumit – Kthesa Kamëz – ish Sheshi Shqiponja“, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe disa pamje nga ky kantier.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?