Erion Veliaj: Kryhen 55 % e punimeve, vijon puna në kantierin e lotit 5 dhe 6 të Unazës së Jashtme të Tiranës
“Vijon puna në kantierin e lotit 5 dhe 6 të Unazës së Jashtme të Tiranës ku aktualisht janë realizuar 55 % e punimeve.
Ky projekt që do t’i japë një frymëmarrje të re kryeqytetit me reduktimin e trafikut dhe hyrje-daljet e automjeteve për në Tiranë, po avancon dita-ditës në të gjitha lotet e saj.
Unaza e Jashtme e Tiranës fillon në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit, drejt zonës së Kinostudios. Më pas segmenti vazhdon drejt veriut, zbret drejt Lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru – Bregu i Lumit – Kthesa Kamëz – ish Sheshi Shqiponja“, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe disa pamje nga ky kantier.