Erion Veliaj: Kush shkel ligjin, edhe nga PS, ta arrestojë SPAK-u!
Erion Veliaj u akuzua nga opozita se po bën presion mbi organet e drejtësisë për ndalimet e ditëve të fundit që janë vartës të tij në Bashki.
Kushdo që është i implikuar, sipas Veliajt, duhet të përballet vetë me drejtësinë, pa u mbrojtur nga partia.
I pyetur nga media se SPAK-u po ndalon nga PS, kryebashkiaku theksoi se “Askush nuk është i paprekshëm, të gjithë të mbrohen me fakte pa u mbrojtur nga PS. Koha e mos hetimeve është një kohë që ka mbaruar. Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë s’i bën mburojë askujt përpara drejtësisë. Unë besoj se kjo do të jetë lajmotivi i qëndrimit tonë”.
Edhe kryeministri Rama ka deklaruar po të njëjtën gjë, kur flitet për hetimet apo ndalimet nga prokuroria e sidomos nga SPAK.
Pritet të shikohet nëse do kenë të njëjtin qëndrim kur t’ju vijë në vjeshtë kërkesa nga SPAK-u për arrestimin e një ministri socialist.
KOHA JONË SONDAZH

