Erion Veliaj mesazh Armand Dukës: Mund të jesh i pavarur, por jo i paprekshëm!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se askush nuk është i paprekshëm kur abuzon me fondet dhe taksat e qytetarëve.

Në Konferencën e zhvilluar sot për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Erion Veliaj deklaroi se UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë.

Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sepp Blatter ishte mbreti i futbollit, por të qënit në Zvicër nuk i dha askujt imunitet. Në momentin që ti dështon në proceset e auditit, të transparencës, atëherë as në Zvicër, që është sot modeli i ruajtjes së pavarësisë dhe privatësisë, nuk shpëton dot, theksoi Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra paralajmërimi nga Erion Veliaj u bë sot në adresë të Presidentit të FSHF, Armando Dukës.

Ditën e sotme, Erion Veliaj ka kallëzuar penalisht Ilir Shulkun, sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe Adrian Haçin, sekretar i Shoqatës së Futbollit të Tiranës.

Ndaj pritet që prokuroria të marrë dokumentacionin dhe pamjet filmike për të hetuar në lidhje me akuzën e kryebashkiakut të Tiranës.

Padia e Erion Veliajt, edhe për disa akuza të tjera, mund të sjellë arrestime në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ndërkohë Armando Duka i ka quajtur sulme dhe ndërhyrje të politikës së qeverisë mbi Federatën e Futbollit.

Prokuroria po bëhet gati për fletë arreste, mësohet nga burime të besuara pranë organit të akuzës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?