Erion Veliaj: Mirënjohje Italisë për mbështetjen! Marrëdhëniet tona, histori qindravjeçare

Në ceremoninë e zhvilluar sot në Tiranë me rastin e ditës kombëtare të Italisë kanë qenë të pranishëm kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Histori qindra e qindra vitesh shkëmbim, marrje dhe dhënie. Musine Kokalari ka qenë në La Sapienca, Koliqi gjithashtu. Kujtojmë se forca e vërtetë e Italisë është ajo ‘soft poëer’, fuqia e artit, kulturës, sportit, e letërsisë“, u shpreh ndër të tjera Erion Veliaj.

Gjatë ceremonisë së mbajtur me rastin e 75 vjetorit të shpalljes së italisë republikë përlamentare, është prezantuar pllaka e Sheshit Italia në Tiranë dhe skultura e ‘Big Bang’ e artistit italo-shqiptar Helidon Xhixha që ka të shënjuar edhe emrin e sheshit, si një simbol i rilindjes dhe të një fillimi të ri.

 

SHKARKO APP