Erion Veliaj nuk ndalon, mund Armand Dukën në Gjykatë: U manipuluan zgjedhjet në Tiranë!
Erion Veliaj është përbetuar që do ta mund Armando Dukën dhe grupin e tij.
Gjykata e Tiranes ka dalë sot me vendim për zgjedhjet ne Shoqatat rajonale të FSHF.
Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka fituar kundër Armand Dukës në Gjykatën e Tiranës, e cila ka vendosur të njohë asamblenë e thirrur nga kryebashkiaku.
Gjykata e Tiranës rrëzoi FSHF dhe ka regjistruar drejtues Eduard Prodanin.
Me këtë vendim, Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për manipulimet e FSHF-së.
Në cilësinë e aksionarit në klubin e Tiranës, kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, bëri një kallëzim në Gjykatën e Tiranës, e cila i ka dhënë të drejtë pikërisht Erjon Veliajt duke hedhur poshtë të gjitha vendimet e marra nga Shoqata Rajonale Tiranë. Gjykata e Tiranës rrëzoi vendimet dhe pretendimet e FSHF-ës duke regjistruar Eduard Prodanin, i cili kandidoi për postin e kryetarit.
Beteja Duka-Veliaj vazhdon, mbetet të presim datën 2 mars kur do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e FSHF.
KOHA JONË SONDAZH

