Erion Veliaj nga Sarajeva: Kryetarja Karić e ka shndërruar qytetin në qendrën e artit, kulturës dhe ekonomisë boshnjake

Gjatë vizitës së tij të sotme në Sarajevë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në cilësinë e Presidentit të B40, u mirëprit nga homologia e tij, Benjamina Karić. Veliaj ka publikuar disa foto nga takimi, teksa fton adhuruesit e filmit që t’i bashkohen Festivalit të Sarajevës më 16 gusht.

“Një vizitë e shpejtë në Sarajevë, në cilësinë e Presidentit të B40, rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit, ku takova kryetaren e Bashkisë, Benjamina Karić dhe stafin e saj të mrekullueshëm në godinën e Bashkisë.

Pas luftës së viteve 90-të, ajo është shndërruar në qendrën e artit, kulturës dhe ekonomisë boshnjake! Ps. Për adhuruesit e filmit, Festivali i Sarajevës që do mbahet me 16 gusht, nuk duhet humbur!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?