Erion Veliaj pasi vizitoi familjen Rasha: Duhet të punojmë dhe të ecim përpara me mirësi, jo me dhunë, jo më vandalizëm.

Erion Veliaj, përcolli një tjetër mesazh lidhur me protestat për vdekjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha. Ai pohoi se  kishte vizituar familjen Rasha për ngushëllim, teksa shprehu vlerësime për familjarët e të ndjerit.

“Sot kam patur një ditë reflektimi, teksa kalova pak kohë me babain fisnik të Klodian Rashës dhe familjen e tij dinjitoze, të cilët më dhanë një mesazh: Se duhet të punojmë dhe të ecim përpara me mirësi, jo me dhunë, jo më vandalizëm. Ka një kohë për shi, ka edhe një kohë për diell; ka një kohë për t’u rrëzuar, ka edhe një kohë për t’u ngritur; ka një kohë për të prishur, ka edhe një kohë për të ndërtuar. Shqipëria është vendi ynë, Tirana është vendi ynë, Kavaja është vendi ynë!”- tha kryebashkiaku tiranas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?