Erion Veliaj pret kryetarin e komunës së Prizrenit: Më shumë bashkëpunime të frytshme në familjen e madhe të UBSHR
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur në zyrë kryebashkiakun e Prizrenit, Shaqir Totaj.
Në një postim në rrjetet sociale Veliaj shkruan se temë e diskutimit ishte bashkëpunimi me familjen e madhe të UBSHR.
Postimi i plotë:
I lumtur të mikprisja kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Së bashku diskutuam për më shumë bashkëpunime të frytshme në familjen e madhe të UBSHR. 🇦🇱❤️🇽🇰❤️🦅
Gjatë festave të nëntorit, ju pres sërish në Tiranë për të festuar me të gjitha qytetet shqipfolëse “Ditën e Flamurit”. 😊