Erion Veliaj pritet në Japoni nga kryebashkiakja e Tokios, Yuriko Koike

Erion Veliaj ndodhet në Japoni në një vizitë të shkurtër. Ai shkruan nga Tokoi:”Është gjithmonë kënaqësi takimi me mikeshën e mirë Yuriko Koike – jo vetëm kryebashkiake e qytetit më të madh në botë, Tokios, por dhe një promotore e inovacionit dhe bashkëpunimit siç e dëshmuam gjatë rindërtimit pas tërmetit të 2019 me ekspertët japonezë!”- përfundon Veliaj.

Siç u njoftua Erion Veliaj nisi një vizitë të shkurtër në Tokio, si përfaqësues i bashkive anëtare të 🅱️4️⃣0️⃣, Presidencën e së cilës këtë vit e mban Tirana, ku Veliaj synon të reklamojë Zonën e Lirë Ekonomike për kompanitë japoneze lider në botën e teknologjisë, por edhe për t’u takuar me kryetaren e Bashkisë dhe komunitetin e vogël të familjeve shqiptaro-japoneze në Japoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?