Erion Veliaj reagon për tragjedinë e Tetovës: Ngushëllimet më të ndjera nga Tirana, shërim të shpejtë të plagosurve
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u është bashkuar mesazheve ngushëlluese për jetët e humbura nga zjarri në spitalin Covid në Tetovë.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Veliaj shpreh ngushëllimet për jetët e humbura në Tetovë, u uron shërim të shpejtë të plagosurve dhe jep mbështetjen për ekipet e emergjencave.
“Ngushëllimet më të ndjera nga Tirana qytetarëve të Tetovës për jetët e prekura nga shpërthimi i zjarrit në spitalin modular.
Shërim të shpejtë të plagosurve, kurajo ekipeve të emergjencave dhe kolegëve tanë Teuta Arifi, Artan Grubi, Ali Ahmeti dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Veliaj.

