Erion Veliaj shkon në Mal të Zi; takon presidentin, kryeministrin, kryebashkiakun e Podgoricës dhe të Ulqinit

“Në Podgoricë, në takimin me bashkitë malazeze anëtare të 🅱️4️⃣0️⃣, ku diskutuam për forcimin e aleancës sonë  por edhe bashkimin e forcave për rritjen e fuqisë lobuese për projektet e Bashkimit Europian.

I lumtur që, gjatë vizitës së shkurtër në Mal të Zi, pata mundësinë të takoja edhe Presidentin Jakov Milatoviç, Kryeministrin Milojko Spajiç dhe Zv/kryeministrin Nik Gjeloshaj, si dhe kryebashkiaken e Podgoricës, Olivera Injac, me të cilët bisedova për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Një takim shumë i veçantë ishte ai me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, me të cilin dhamë lajmin e mirë se Bashkia e Tiranës do të ndihmojë financimin e ndërtimit të Muzeut të Detit.”- shkruan Erion Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?