Erion Veliaj sms dhe porosi: Votoni vetëm Fatmir Xhafaj, Pandeli Majkon dhe Mimi Kodhelin!

Vendimi i Edi Ramës për të larguar me marifet ikonat e PS-së nga grupi i ardhshëm parlamentar në PS dhe frika se pas humbjes do ti marrin drejtimin e partisë, ka sjellë reagimi në bazën e socialistëve të thjeshtë. Ata e dijnë se ky vendim forcon grupin e Rilindjes pas humbjes me 25 prill, ndaj kanë filluar grupimet dhe lobimet për të votuar te emri i kandidatit për deputet të lista e PS në qarkun Tiranë vetëm emrat e listuar të “vija e kuqe”.

Ndërkohë të votosh Elisa Spiropalin para Xhafajt, Majkos dhe Kodhelit është si të votosh një të ardhur në shtëpi për darkë dhe të lësh njerëzit e shtëpisë jashte gardhit!

Natyrisht që edhe Spiropali ka të drejtën e saj për tu zgjedhur deputete. Por para këtyre ikona socialiste nuk mund të votohet një grup të ardhurish pa asnjë lidhje me PS.

Ndërkohë burime brenda PS në Tiranë tregojnë nën zë se kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë porosi dhe sms që të votohet kryesisht Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli.

Dhe ka të drejtë Veliaj, ndonëse kryeministrit nuk i ka pëlqyer ky grupim në PS ndaj tij.

 

SHKARKO APP