Erjon Veliaj, me banorët: Punë me tre turne, në Bashkinë e Tiranës

Kandidati i PS-së për kryetar bashkie, Erjon Veliaj, zhvilloi paraditen e sotme takimin e radhës me qytetarë të Tiranës. Në këtë takim Veliaj premtoi shërbim 24 orë për banorët e kryeqytetit, nga ana e institucionit që ai pret të drejtojë nëse i besohet vota, duke u shprehur se qytetarët janë lënë në harresë nga kryetari aktual i bashkisë.  – “Nëse qyteti vuan 24 orë, atëherë duhet të ketë shërbim 24 orë. Bashkia duhet të punojë me 3 turne, por sot s’punohet më as edhe me një turn,” – theksoi Veliaj. – “Sot kryetar i Bashkisë së Tiranës është kryetari i PD-së, që rend pas partisë. Zgjedhjet e vitit 2013, kur qytetarët votuan Rilindjen, treguan se njerëzit janë më inteligjentë nga sa mendojnë këta. Sot, kryetari i një njësie kandidon si i pavarur sepse thotë se, kryetari i bashkisë i mbylli derën. Ç'na duhet një kryetar bashkie që mbyll derën, shkon në Holandë dhe e viziton Tiranën si turist?! Cilësia e punës sonë është ndryshe nga puna e tyre, ne ecim 10 herë më shpejt se ata”, – është shprehur Veliaj.

SHKARKO APP