FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anëtarësia e PD është e përçarë dhe vendi ka mbetur pa opozitë

Kryeredaktori i gazetës ”Shqiptare”, Erl Murati thotë se sot anëtarësia e PD-së është e përçarë si asnjëherë tjetër dhe se vendi ka mbetur pa opozitë.

”Sot kemi dy PD. Faktikisht jemi pa opozitë sepse partia më e madhe opozitare është e zënë duke u marrë me veten e saj. Ky vend ka aq shumë nevojë për opozitë, por sot për sot nuk ka. PD e Berishës në njëfarë mënyrë ka paralajmëruar se do të hyjë në PD me forcë për të marrë kontrollin, por edhe nëse kjo ndodh nuk mund të them se kjo do të jetë një zgjidhje. Anëtarësia e partisë në këtë moment është e përçarë dhe kjo situatë në PD është për të ardhur keq”, tha gazetari i njohur Erli Murati, dikur ish-kryeredaktor në KOHA JONE.

Erl Murati theksoi se zgjatja e krizës i intereson kreut të PD-së Lulzim Basha. Sipas tij, Kuvendet e zhvilluara në PD nuk kishin qëllim zgjidhjen e krizës. I pyetur për presidentin e Republikës Ilir Meta, Murati u shpreh se shkarkimi i presidentit do të përbënte një precendent, ndërsa shtoi se Meta ka qenë një pol opozite në presidencë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?