FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin e Sazanit, për kryebashkiakun Ermal Dredha, është një promovim për rivierën si destinacion turistik.

Ai tha se propozimi i çiftit amerikan do ta rikthejë në jetë ishullin e Sazanit, i cili ka qenë një zonë ushtarake që tashmë përdoret shumë pak. Sipas tij ky investim do të përthithë turizmin elitar.

“Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk është hera e parë që vizitojnë Shqipërinë, kanë qenë edhe më parë një vizitë që na bën mirë, promovon Vlorën si destinacion turistik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një propozim që ka ardhur prej një viti. Është në fazë negocimi, nuk kanë dalë detajet por të gjithë do të ndjehemi mirë se Vlora ofron turizëm dhe ku ta gjejmë të kemi investim të këtij niveli që të shkojmë drejt turizmit elitar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rikthen në jetë ishullin e Sazanit i cili ka qenë vetëm në posedim të MM dhe një zonë ushtarake, që tashmë përdoret shumë pak. Po ku ta gjejmë ne të marrë një formë të kësaj natyre që na bën krenarë të gjithëve”, tha ai për A2.

Pavarësisht këtij investimi, Dredha tha se kjo nuk do ta eklipsonte Vlorën, përkundrazi do të ndihmonte prodhuesit vendorë. “Absolutisht jo (nuk do ta eklipsonte Vlorën), qeveria, kryeministri Rama e bashkia, ku ta gjejmë ta kemi një investim të tillë.

Të gjithë investimet si tuneli dhe aeroporti, të gjithë këta komponentët që po zhvillohen shkojnë në funksion të këtyre investimeve. Ndihmon edhe prodhuesit vendorë e lokalë, shton vëmendjen drejt qytetit të Vlorës. Ku ta gjejmë të fillojë sa më shpejt”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?