Ervin Hoxha, popullor dhe bashkëbisedues në takimet e tij te Njësia nr.1 në Tiranë

Ministri Brendshëm dhe kandidat për deputet i PS, Ervin Hoxha, vazhdon takimet në Tiranë. Sot ministri Hoxha poston foto nga takimet e tij me shënimin: “Në rrugën “Idriz Dollaku” në Njësia 1, folëm me banorë dhe të vetëpunësuar në biznese të vogla, të cilët na dhanë vlerësime për çka është bërë, si dhe sugjerime për çfarë duhet bërë më tepër. Pamë nga afër projekte komunitare në zonë, të cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve. Më shumë punë kemi përpara”.
Ervin Hoxha mbetet një nga kandidatët me potencialë për të fituar te lista e hapur e PS në qarkun Tiranë. Popullor e bashkëbisedues me këdo ku ka zonën e tij elektorale, Ervini Hoxha, fiton çdo ditë e me shumë simpatinë e qytetarëve.