Ervin Saliaji në Korçë: PD është një forcë politike që gjithmonë ka prodhuar ide, figura të reja dhe shpresë

Ervin Saliaji ka nisur takimin në Korçë. “Edi Rama o hajdut”, ka qenë thirrjet e qytetarëve në këtë takim. Salianji është pritur me brohorima nga mbështetësit demokratë.

Anëtar i forumit Rinor të PD në Korçë, Anxhelo Pela gjatë fjalës së tij tha se rinia ka pasur një zhgënjim nga klasa politike 35 vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot është kthyer në betejë ekzistenciale për popullit shqiptar. Ervin Salianji pavarësisht makinacionit dhe regjimit ka treguar se di të fitojë. PD është një figurë që gjithmonë ka prodhuar ide dhe figura të reja. Duhet të ofrojmë model të besueshëm dhe me intelekt dhe jo me sharje. A mund të rimëkëmbet PD , vetëm nga të vjetrit? Edhe unë mendoj që jo. A mund të rimëkëmbet PD vetëm nga të rinj? Unë mendoj që PD do të rimëkëmbët kur eksperienca e të vjetërve të përqafojë të renë. Nëse një demokrat përjashtohet se ka mendim ndryshe, unë ndjehem dyfish më i përjashtuar se ai. Ndaj nëse dikush pretendon se sigla e PD po përdoret për qëllime personale i ftoj të shohin këtë sallë të mbushur plot”, tha ai

Swiss Digital Mobile Reklama

Bravaldi Xhafka, sekretari organizativ i degës së Partisë Demokratike në Korçë, ka bërë thirrje për ringritjen e PD-së, gjatë një takimi të zhvilluar në kuadër të foltores së Ervin Salianjit. Në fjalën e tij, Xhafka theksoi se demokratët nuk janë mbledhur kundër Partisë Demokratike, por për ta shpëtuar dhe për t’i rikthyer identitetin e saj.

Ai deklaroi se PD nuk po funksionon siç duhet dhe se shumë demokratë janë lënë mënjanë, pavarësisht kontributit të tyre ndër vite. Sipas Xhafkës, partia nuk është pronë e askujt, por u përket anëtarëve dhe mbështetësve të saj.

“Mirë se erdhe në Korçën e zemrës zoti Salianji. Jemi këtu sepse PD nuk është siç duhet. Ka njerëz dhe demokratë të lënë mënjanë. PD nuk është pronë e askujt, por është e juaja. Janë ata që nuk kanë marrë asgjë, por nuk janë larguar nga PD. Janë ata që humbjet i kanë përjetuar si plagë personale”, u shpreh ai.

Xhafka theksoi se meritokracia duhet të jetë themeli i ringritjes së partisë, duke nënvizuar se ajo nuk është një koncept luks, por kusht i domosdoshëm për fitore. Ai kritikoi servilizmin brenda strukturave partiake, duke thënë se në këto kushte PD nuk mund të kërkojë besimin e qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?