Ervin Salianji: Padurim për ndryshim! Rotacioni pret vetëm datën e zgjedhjeve
Ervin Salianji, ish-deputeti i PD, i cili ka shoqëruar kryetarin e PD Lulzim Bashën gjatë takimeve me qytetarët në qytetin e Korçës shpreh se njerëzit janë të paduruar për ndryshimin, i cili po pret vetëm daën e zgjedhjeve.
“Kurrë më parë nuk e kisha parë situatën si të dielën në Korçë”, – ka shkruar Salianji në Facebook.
“Padurimi për t’u takuar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe vërshimi i qytetarëve në çdo rrugicë dhe çdo hap që hidhej, për të shprehur dhe ngritur zërin për shqetesimet e tyre, për pamundësinë për të siguruar jetesën e përditshme!
Nuk i ngjante halli hallit, por bashkoheshin të gjithë tek nevoja për ndryshim, tek përbuzja ndaj përfaqësuesve të qeverisë. Qeveri që ka kaluar nga braktisja e qytetareve, në zhvatjen e qytetarëve.
Varfëria e tejskajshme nuk iu ul dot kurrizin shqiptarëve, ndryshimi po vjen, qytetarët janë në ballë të ndryshimit! – ka nënvizuar Salianji. – Rotacioni êshtë formalitet dhe pret vetëm datën e zgjedhjeve, ndryshimi do të vijë nga qeveria e Partisë Demokratike,” – ka theksuar ai në përfundim të mesazhit të tij.