“Escobari” i shkruan Ramës: Mos na kalb burgjeve! Kryeministri: Me emrin që ke e ndjell vetë burgun
Një mesazh i publikuar në rrjetin social për rihapjen e shkollës së mesme profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë është bërë shkak i rradhës për replika mes kryeministrit dhe ndjekësve të tij virtualë.
Në statusin e tij Rama shkruan ndër të tjera se “modeli i ri i arsimit profesional është tërësisht i bazuar tek parimi themelor i sistemit dual gjerman, por jo vetëm, edhe atij zviceran dhe vendeve të tjera, ku shkolla është e lidhur me ndërmarrjen dhe ku cilido që hyn në shkollë, një pjesë të kohës gjatë javës e kalon në klasë e laborator për teori dhe pjesën tjetër e kalon në ndërmarrje për praktikë. Sivjet, në arsimin profesional janë regjistruar afro 27 mijë studentë, 11 mijë më shumë se një vit më pare”.
Por një komentues me një emrë të rremë, Boris Escobar, i shkruan se “populli s’ka bukë me hangër, po hap vende pune, mos i plas të gjith nëpër burgje se do e qesin në një mënyrë bukën e gojës të fëmijëve”. Ndërsa një tjetër, gjithashtu me emër të rremë, Angelo Amsterdam i kërkon kryeministrit t’ja u shkulë veshin ministrave.
Nga ana tjetër Rama, për shkak edhe të emrave të komentuesve ka replikuar në një mënyrë shumë origjinale.

Replikat mes kryeministrit Rama dhe komentuesve
BORIS ESCOBAR: Edi Rama burrë shteti i ka ba njerzit për veti…O zoti kryeministër, populli s’ka bukë me hangër, po hap vende pune, mos i plas të gjith nëpër burgje se do e qesin në një mënyrë bukën e gojës të fëmijve. Na kalbe burgjeve, na sakatove, ja ke ngjit virusin krejt Europës e sa për temën s’më intereson..

EDI RAMA: Me emrin që ke zgjedh e ndjell burgun vetë ti
ANGELO AMSTERDAM: Një m.t jeni tu bo. Shkuljau veshin atyre ministrave se kshu s’keni gjo në terezi, eh i mjeri popull. Natën
EDI RAMA: Angelo, mirë Amsterdami?
KOHA JONË SONDAZH

