Eskorta e Ramës dhe e Vuçiç, qytetarët: Turp! Turp! (FOTO)
Me thirrjet “Turp turp” është pritur eskorta e kryeministrit Edi Rama dhe pas saj ajo e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kur po i afrohej hotelit në Tiranë, ku është planifikuar të mbahet sesioni i liderëve për marrëveshjen ”Mini-Shengeni Ballkanik”. Nisma “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim” po protestojnë përpara hotelit ku do të mbahet sesioni plenar i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në samit janë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic.
KOHA JONË SONDAZH





