Et’hem Ruka: Rama duhet të kishte bërë zgjedhjet për kreun e PS
Këshilli i të "urtëve" në PS nuk funksionon më. Qeveria është larguar nga partia. Parlamenti është në nivel të ulët intelektual. PS dhe LSI duhet të bashkohen. Këto dhe të tjera kritika dhe teza ka hedhur dje një nga figurat më të rëndësishme të PS që nga vitit 1990, Ethem Ruka, tre herë ministër në qeveritë e PS, deputet në 7 legjislatura dhe biokimisti me gardën shkencore profesor doktor të mbrojtur në Francë. I ftuar në emsisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Ruka bëri skanerin e qeverisjes në këto dy vjet po duke bërë edhe vlerësimet për ato që ai i quan punë të mira.
Zoti Ruka, si ju vlen më mirë t’ju cilësojnë si veteran i PS dhe anëtar i Këshillit të të Urtëve në PS apo pensionist politik?
Po unë kam 25 vjet që militoj në PS dhe do të jem pjesë e kësaj partie sa të kem frymë. Sa për përcaktimet veteran apo pensionist kjo nuk ka rëndësi. Ndërkohë lidhur me Këshillin e të Urtëve ai nuk funksionon më. Mbledhja e fundit ka qenë përpara se Rama të merrte detyrën e kryeministrit dhe na thirri për të dhënë disa mendime. Edhe unë, bashkë me Rexhep Meidanin, Luan Hajdaragën, Bashkim Zenelin etj dhashë mendimet e mia se si duhet të ishte qeverisja. Por sapo qeveria nisi punën, këshilli nuk është mbledhur më. Praktikisht ky këshill nuk funksionon më.
Zoti Ruka më 23 qershor u mbushën dy vjet nga zgjedhjet parlamentare në të cilat e majta fitoi me 1 milionë vota. A është kjo qeveria më e mirë që nga koha e Ismail Qemalit sic u tha në fillim të puënë së saj?
Unë nuk e di kush e ka thënë këtë, por nuk duhet të merremi me përcaktime të këtij lloji.
Si e vlerësoni ju qeverisjen e majtë pas këtyre zgjedhjeve?
Unë mendoj se është një qeveri e sukseshme në të gjitha drejtimet. Morëm një qeveri më shumë probleme dhe kryeministri Rama arriti që në dy vjet të realizojë reforma që do të kenë ndikime pozitive shumë shpejt. Por dy vjet janë shumë pak për të bërë një bilanc real por jam i bindur që në një periudhë të afërt do të kemi rezultate. Kështu reforma mbi ndarjen territoriale, reforma mbi energjinë, reforma në qarkullimin rrugor, aksioni i policisë në Lazarat për çlirimin e këtij fshati nga kultivimi i bimëve narkotike, reforma në administrartë dhe reforma në arsim përbëjnë të gjitha një punë të jashtëzakonshme të qeverisë që në pak kohë asnjë qeveri tjetër e majtë dhe e djathtë nuk i ka bërë më parë. Natyrisht kanë qenë kushte të tjera dikur, por Rama dhe kabineti i tij ka arritur shumë në këto vite. Edi Rama është një kryeministër që realisht dëshiron ta ndryshojë Shqipërinë. Unë kam qenë në një kabinet me të kur ai ishte ministër kulture dhe ia njoh punën dhe mënyrën se si punon.
Çfarë kujtoni nga mbledhjet e qeverisë të asaj kohe kur Rama ishte ministër. A bëntë shumë opiktura dhe skica gjatë mbledhjes së qeverisë?
Po. Unë isha në krah të tij dhe Rama gjatë gjithë kohës bënte piktura madje edhe portrete të anëtarëve të kabinetit. Janë me dhjetra skica dhe piktura të bëra gjatë tij mbi vendimet dhe projekligjet e qeverisë. Për fat shumicën e atyre skicave unë i kam marrë gjatë asaj kohe dhe ruaj një koleksion të çmuar me punimet e tij gjatë mbledhjes së qeverisë.
A është normale që gjatë një mbledhje të qeverisë një ministër apo sot një kryeministër të bëjë piktura?
Nuk shtrohet çëshstja kështu. Rama kur vization dhe pikturon është I përqendruar shumë në bisedë. Është një mënyrë e tij për të të dëgjuar dhe komunikuar. Në pamje të parë kështu duket, por ai është jashtëzakonisht i vëmendendshëm. Në mbledhjet e qeverisë me kryeministrin Nnao edhe pse pikturonte ishte ai që bënte debat më shumë se të tjerët. Saqë Nano në shumë raste nuk i jepte fjalën. Mbaj mend një herë se Rama i tha: Ma jep fjalën zoti Nano se në mos ar, tunxh do nxjerr nga goja. Ky është Edi Rama.
Cilët nga anatarët e sotëm të kabinetit Rama do të vlerësoni?
Përveç kryeministrit do të veçoja ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri por edhe ministren e Arsimit Lindita Nikolla e cila në fillim u paragjykua por aktualisht është një nga ministret për tu vlerësuar.
Këto që thatë për qeverinë dhe ministrat janë si parakalim në paradën e 1 majit në kohën e komunizmit. Por cilat janë defektet e qeverisë?
Unë e thashë më lart që në 2 vjet është vështirë të përcvaktosh saktë. Por mendoj se shumë shpejt do ketë rezultate konkrete. Megjithatë mendoj dhe jam dakord me profesor Servet Pëllumbin sipas të cilit qeveria është larguar nga partia. Unë e kuptoj që partia nuk është repart ushtarak si në kohën e komunizmit, por edhe të largohesh fare nga partia kjo nuk është normale. E dëgjova projektin për të arritur 150 mijë anëtarë. Por unë I them Edi Ramës që më shumë syno të mbash ata që ke se sa të synosh këtë shifër. Një problem tjetër është edhe parlamenti cilësia e të cilit është ulur shumë. Edhe në vitin 1991 cilësia intelektuale ishte më e lartë se sa sot.
Njuë nga kritikët më të fortë të qeverisjes ka qenë Ben Blushi. A jeni dakord me tezat e tij?
Unë mendoj se Blushi ka të drejtë për një pjesë të atyre që ka thënë dhe vetë Blushin e vlërësoj por Blushi ka bërë një gabim të rëndë. Nuk sulmohet partia në të cilën militon, gjatë fushatës elektorale. Blushi kishte të drejtë që Rama duhet të kishte kryer zgjedhjet për kryetarin e PS. Mandati ka mbaruar dhe ai duhet të bënte zgjedhje. Unë isha dhe jam I bindur se nëse do bënte zgjedhje Rama do fitonte pa ansjë problem. Por nuk e kuptoj përse nuk I realizoi këto zgjedhje. Idea se partia ka fituar zgjedhjet lokale dhe automatikisht kryetari rikonfimohet nuk kanë vlerë sepse partia bazohet në statut dhe statuti nuk e përcakton kështu. Gjithsesi, pavarësisht kësaj situate Blushi një ditë do të pajtohet me Edi Ramën. Jam i bindur për këtë. Unë kam qenë dëshmitar i një seri debatesh mes tyre dhe përsëri Blushi dhe Rama kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Jam i bindur që një ditë ata do të pajtohen.
Si do të pajtohen duke e bërë Blushin ministër?
Unë nuk mund ta them këtë, por jam I bindur që do pajtohen duke njohur Blushin dhe Ramën.
Si ka funskionuar koalicioni i Majtë PS me LSI?
Po una jam ithtar i asaj teze që është hedhur tashmë se PS dhe LSI duhet të bashkohen. Unë nuk e kuptoj më këtë mënyrë funksionimi. Dy parti atë majta që për arsye të rrethanave të asaj kohe u krijua LSI dhe tashmë kemi një të majtë me dy parti nuk shkon të jenë të ndara. Idea ime është se duhet të ngrihet një komsion I përbashkët për të gjetur modalitetet për të bërë bashkimin e dy partive. Nuk ka më vlerë që PS dhe LSI të funksionojnë bashkë por me dy logo të ndryshme. Ky bashkim është natyral sepse si anëtarët e PS dhe ata të LSI janë të majtë dhe dikur të gjithë ishin në një parti. Pra si socialistët e LSI dhe socialistët e PS janë një.
(Marrë me shkurtime nga emisioni “Debati në Channel One”, i gazetarit Roland Qafoku)