Eurodeputetja: Hetim urgjent për ekstradimin mësuesit turk nga Shqipëria
Ekstradimi nga Shqipëria drejt Turqisë i qytetarit turk, Harun Çelik ka shkaktuar reagime të organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të Parlamentit Europian.
Politikania gjermane, Rebecca Harms ka kërkuar një hetim serioz mbi procedurat që ka ndjekur Shqipëria për ekstradimin e një qytetari ndaj të cilit ka akuza politike nga Turqia. Në një reagim në Twitter, Harms shprehet se duhet “një hetim i pavarur i këtij rasti dhe rasteve të ngjashme të rrëmbimeve të shtetasve turq jashtë vendit është urgjentisht i nevojshëm”.
Ajo shpërndarë në Twitter dhe një lajm për rastin e Harun Çelik, ekstradimi i të cilit drejt Turqisë vlerësohet si rrëmbim personi dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Rebecca Harms është eurodeputetja e dytë që reagon për ngjarjen e ndodhur në Shqipëri në datën 1 janar. Në datën 2 janar, Eurodeputetja Ramona Strugariu kritikoi qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama se nuk duhet të kishin lejuar deportimin në Turqi të Harun Celik. Në një reagim në rrjetet sociale, eurodeputetja i kujton kryeministrit Konventën e Këshillit të Evropës për ekstradimin, duke theksuar se asnjë vend nuk ekstradon një individ të cilit i rreézikohet jeta në shtetin ku po dërgohet. “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Shqipëria ka firmosur Konventën e Këshillit të Europës mbi ekstradimin. Për më shumë, ju thoni se Shqipëria është gati për në BE. Atëherë ju lutem respektoni nenin 19, pika 2 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore dhe mos e ekstradoni #HarunÇelik në Turqi!” shkroi ajo.
An independent investigation of this case and similar cases of abductions of turkish citizens abroad is urgently needed. @hrw @hrw_de @coe @Dunja_Mijatovic @SLagodinsky https://t.co/0LIBQ5fEVA
— Rebecca Harms (@RebHarms) January 4, 2020
Ekstradimi i Harun Çelik është një rast flagrant i shkeljes së të drejtave të njeriut. Ai u arrestua në Shqipëri me dokumente false dhe deklaronte se në Turqi i rrezikohej jeta për shkak e etiketohej si mbështetjes i lëvizjes Gylen, e shpallur organizatë terroriste nga qeveria e Erdogan. Pas vuajtjes së dënimit në Shqipëri atij i është premtuar strehimi në një qendër azilkërkuesish. Por sipas mediave turke, pas lirimit nga drejtësia shqiptare ai është ekstraduar drejt Turqisë nga Shërbimi Informativ Kombëtar Turk i quajtur ndryshe (MIT).
Shqipëria i bashkohet në këtë mënyrë një numri të vogël shtetesh që i binden kërkesës së presidentit të Turqisë Recep Taip Erdogan për të dërguar në Turqi për përndjekje penale çdo person të lidhur me lëvizjen globale Gulen, të cilën ai e akuzon si organizatore të grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016.