Eurodeputeti Fleckenstein: Do kërkoj hapjen e negociatave për Shqipërinë

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein në një intervistë për News 24 vlerësoi miratimin unanim të reformës në drejtësi, ndërsa tha se pas këtij hapi mbetet zbatimi i saj me transparencë.

Nga ana tjetër ai theksoi se tani është momenti për një hap tjetër për Shqipërinë, atë të hapjes së negociatave me BE-në. “Do ti kërkojmë Këshillit Europian hapjen e negociatave, është momenti i duhur”.

Fleckenstein theksoi ndër të tjera se qëndrimet e tij dhe të komisionerit Hahn kanë qenë të njëjta dhe se nuk ka pasur asnjë keqkuptim mes tyre. “Unë kam folur me komisionerin Hahn, nuk kemi pasur ndarje, ne bashkëpunojmë ngushtë”,- shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa për rolin e ndërkombëtarëve në miratimin e reformës, Fleckenstein u shpreh: “Një vend ka detyrë ta miratojë dhe zbatojë reformën është momenti që ata të marrin këshilla nga komuniteti ndërkombëtar, por i takon Shqipërisë të përcaktojë çfarë dëshiron të vendosë. Jam i lumtur për këtë që bënë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej ai nënvizoi se: “Politikanët në Shqipëri janë mëse të përgatitur që të vazhdojnë rrugën e nisur, popullit, shoqërisë civile i takojnë të shikojë çfarë po bën politika, sa për komunitetin ndërkombëtar, ne duam më të mirën për Shqipërinë. Do bëjmë gjithçka është e nevojshme për ta mbështetur. Po shikojmë vullnetin e të dyja palëve, na duhet durim për të parë zbatimin. Duhet transparencë, nëse është kështu do shihni më të mirën për vendin tuaj”.

Sa për negociatat me palët politike në Shqipëri Raportuesi për Shqipërinë në PE nuk nguroi të thoshte se e patën të vështirë. “E patëm të vështirë të gjenim një rrugë të përbashkët me partitë se përpiqeshin të gjenin fajin, por në fund e gjetën një mënyrë konstruktive. Të gjithë kanë kontribuar, arrritën ta menaxhonin situatën”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?