Eurodeputeti italian, Brando Benifei: LSI është forca politike që po investon fuqishëm tek të rinjtë

Benifei: Politika është për t’i bërë njerëzit se bashku dhe unë mendoj se LRI-ja po bën një punë shumë të mirë në këtë drejtim

Eurodeputeti italian, Brando Benifei, i cili po merr pjesë këto ditë në Festivalin e Internacionales së të rinjve të partive të majta, ka vlerësuar rolin e LSI-së në politikën shqiptare dhe në inkurajimin që e të rinjve. Në një intervistë ai shprehet se “LSI është forca politike që po investon fuqishëm tek të rinjtë. Lidhur me intergrimin e Shqipërisë, Benifei deklaron se si eurodeputet ai mbështet integrimin e vendit në BE.

Cilat janë përshtypjet tuaja për Festivalin Botëror të IUSY-t që po zhvillohet në Jalë dhe për organizimin e këtij eventi?

Mendoj se të rinjtë e LRI kanë bërë një punë shumë të madhe për organizimin e këtij kampi. Këtu janë shumë të rinj nga e gjithë bota, për të diskutuar së bashku për të ardhmen e gjeneratës sonë, për të ardhmen e bashkëpunimit tonë. Këtu ka shumë të rinj që vijnë nga të gjitha kontinentet, sepse ne mendojmë që mundësitë për të zgjidhur problemet duhet të jenë përtej kufijve. “Ne nuk shikojmë kufij”, ky është dhe slogani i këtij aktiviteti, sepse problemet e pabarazisë, paqes, dhe bashkëpunimit midis njerëzve kërkojnë të jesh përtej kufijve për të bashkëpunuar dhe për të arritur zgjidhjen e tyre. Me të vërtet ky është një kamp shumë i bukur. Ne tashmë kemi filluar me diskutimet për shumë çështje dhe kemi shumë dhënë shumë ide të nevojshme për të krijuar axhendën e ndryshimeve që vijnë nga të rinjtë.

Cilat janë përshtypjet tuaja për Shqipërinë dhe vlerësimin që keni për rrugën e saj drejt integrimit europian?

Është e qarte që nga ajo që kam parë, që Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha turistike, tradicionale dhe kulturore dhe duhet promovuar shumë më tepër se sa është promovuar deri tani, për të patur me shumë turizëm, për njerëz të cilët duan të gjejnë një det shume të mirë, një vend të bukur për të qëndruar për te kaluar pushimet. Kam përshtypje shumë pozitive dhe do t’u rekomandoj miqve dhe njerëzve që njoh që të vijnë dhe të vizitojnë Shqipërinë, sepse kam hasur në një mikpritje shumë të mirë jo vetëm nga anëtarët e LRI që janë organizatorët e këtij kampi, por gjithashtu dhe nga qytetarët e këtij vendi. Përsa i përket pjesës së Integrimit të Shqipërisë, ne do ta mbështesim atë. Unë jam një anëtar i Parlamentit Evropian që mbështes integrimin e saj në Bashkimin Evropian.

 Çfarë mendoni për rolin e të rinjve në politikë dhe sa e rëndësishme është për ju mbështetja që ata duhet të kenë nga partitë politike?

Është shumë evidente që duke parë të rinjtë e LRI në këtë kamp, t’i kupton që LSI ka bërë një investim të madh tek të rinjtë. Ka deputetë të rinj, këshilltarë të rinj, të zgjedhur në këshillat bashkiak. LSI është forca politike që po investon fuqishëm tek të rinjtë. Socialdemokratët, socialistët dhe progresistët duhet të bashkohen në Shqipëri. Kjo është shume e rëndësishme dhe ne e mbështesim këtë. Por na duhet një riperteritje dhe politikanë të rinj që të promovojnë politika të reja, për të krijuar një fillim të ri në Shqipëri në rrugën drejt BE, dhe unë mendoj se LSI dhe LRI po bëjnë një punë shumë të mirë në këtë drejtim. Dhe kjo qartësisht vihet re nga shumë të rinj që janë këtu dhe po marrin pjesë në këtë kamp. Politika është për t’i bërë njerëzit se bashku dhe unë mendoj se LRI-ja po bën një punë shumë të mirë në këtë drejtim.

SHKARKO APP