Europa në panik nga deklaratat e Trump: NATO është mplakur

Komentet e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, se NATO është plakur, e kanë shqetësuar aleancën ushtarake, ka thënë sot ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Steinmeier ka thënë se komentet e Trumpit janë në kundërthënie me ato të shefit të tij në ardhje të Mbrojtjes, transmeton Express.

Në një intervistë në Nju Jork, Trumpi po ashtu tha se kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri një gabim katastrofë që pranoi më shumë se një milion refugjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur në Bruksel, Steinmeier tha se komentet e presidentit të zgjedhur amerikan kanë shkaktuar shqetësim dhe merak në NATO.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sapo bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili më shprehu shqetësimin për komentet e Trumpit se NATO është plakur,” ka thënë Steinmeier./Express/

Trump trondit Europën: NATO është e panevojshme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?