Fakte të reja/Vasili: Berati dhe Gjirokastra, fundosin 25 prillin si masakra mafioze e Rilindjes
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se votimet në Berat dhe Gjirokastër, fundosin zgjedhjet e 25 prillit si masakra mafioze e Rilindjes. ”Në Berat në Q.V 3446, mungon raporti PEI, citohet që kanë nënshkruar 324 zgjedhës, por nuk vendoset në dispozicion lista e zgjedhësve, ndërkohë në kuti ka 327 vota, pra ka më shumë fletë votimi sesa votues të pretenduar. KAS është ballë për përballë me ligjin dhe dokumentet flasin vetë, çdo devijim nga drejtësia e çon vetë KAS përpara drejtësisë”,-shkruan Vasili.
Reagimi i plotë
Fakte të reja, masakra e 25 prillit po demontohet totalisht! Berati dhe Gjiirokastra dëshmitë që fundosin përfundimisht 25 prillin si masakra mafioze e rilindjes, që ka qenë e tillë në gjithë territorin. Dokumente të reja asgjësojnë plotësisht dhe rrëzojnë tërësisht 25 prillin. Votime me dhjetëra herë nga një person në Gjirokastër dhe në Berat.
Në Berat në Q.V 3446, mungon raporti PEI, citohet që kanë nënshkruar 324 zgjedhës, por nuk vendoset në dispozicion lista e zgjedhësve, ndërkohë në kuti ka 327 vota, pra ka më shumë fletë votimi sesa votues të pretenduar.
KAS është ballë për përballë me ligjin dhe dokumentet flasin vetë, çdo devijim nga drejtësia e çon vetë KAS përpara drejtësisë