Familja e Musa Shimës në Vaqarr hyn në shtëpinë e re, Veliaj: Kemi dalë faqebardhë nga kjo histori

Familja e Musa Shimës, e cila mbeti në qiell të hapur pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019 hyri në banesën e re rindërtuar dhe mobiluar nga e para. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dorëzoi familjes çelësat e shtëpisë ringritur në të njëjtin vend ku ndodhej banesa e vjetër, në fshatin Lalm të Vaqarrit, por tashmë një godinë më e sigurt dhe me kushte më të mira.

U jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që punuan për të ringritur këtë shtëpi të re, e cila do i rezistojë edhe 100 vjet kohës. Më vjen mirë që e ndërtuam po aty ku ishte, por ndërkohë dua të falenderoj shumë se është treguar durim, është treguar mirëkuptim. Unë e di që punët e mira nuk bëhen përnjëherë me buton, por ka njerëz të mirë që thonë: “po ju shohim që po punoni dhe do vetëm pak durim derisa të mbarojë”! Tani që ka mbaruar them se kemi dalë të gjithë faqebardhë nga kjo histori. Dua të falenderoj të gjithë administratorët, që edhe pse periudhë shumë e nxehtë, jo vetëm që është punuar, por është treguar mjaft kujdes dhe qytetari”, u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?