Familjarët marrin statusin ”Dëshmor i Atdheut” dhënë për Anri Kashnikun, Rama: 18-vjeçari u bë hero i shqiptarëve

Në një ceremoni në Kryeministri, këtë pasdite të së enjtes, kryeministri Edi Rama u ka dorëzuar familjarëve të 18-vjeçarit Anri Kashniku, statusin e shpalljes së tij si ”Dëshmor i Atdheut”, pas aktit human të shpëtimit të dy të miturëve, por humbi jetën në detin e trazuar të Durrësit pak ditë më parë. Rama tha se Anri nuk u bë hero vetëm i vëllait që e shpëtoi, por i të gjithë shqipatërve.

“Nuk ishte vetëm familja, të afërmit, miqtë, shokët, komuniteti i zonës, ishte e gjithë Shqipëria që u prek me zemër dhe që me mendje qëndroi për një moment tek ky i ri që sikundër më tregoi babi kishte pasion futbollin. Donte të bëhej një futbollist i mirë dhe i njohur dhe që nuk ia doli dot sepse rrethanat fati e vendosën. Ai u bë heroi i të vëllait, por edhe heroi i të gjithë shqiptarëve.

Përfitimi i këtij statusi të dëshmorit nuk e shuan pikëllimin e thellë të familjarëve, dhimbjen, por mbase lehtëson sado pak një plagë që fatkeqësisht do qëndrojë aty në zemrën e babit, familjarëve, vëllait dhe të afërmve. Nga ana tjetër është një detyrim i yni që të nderojmë çdo shqiptar, në radhë të parë këta lloj shqiptarësh, njerëz të zakonshëm, babi i Anrit është një burrë punëtor në emigracion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria është zotuar që ti mbrojë fëmijët e të rënave kudo në Shqipëri, por në këtë rast Anri vetë ishte një fëmijë dhe ashtu si të tjerë heronjtë të këtyre ditëve edhe ai u bë një simbol i një vetëmohimi ekstrem për të përmbushur një mision që disave si mjekëve që humbën jetën gjatë pandemisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?