Fasha 800 KW, Balluku: Kemi një situatë jo të mirë hidrike, do analizojmë çdo detaj para vendimit final

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, zv/kryeministrja Belinda Balluku, thotë se për shkak të performancës së keqe hidrike ekziston mundësia për aplikimin e fashës 800 KW.

Përmes një postimi në Twitter, Balluku shkruan se aktualisht niveli i Fierzës është më pak se 268m. Duke marrë parasysh dhe një ulje të konsumit me 6.2% Balluku thotë se po analizohet çdo detaj para se të merret një vendim.

“Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim & bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë çdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800 kwh”, shkruan Balluku.

SHKARKO APP