Fatmir Mediu: Koha për tu ndarë nga krimi shtetëror

Kryetari i Partisë Republikanë, Fatmir Mediu, mori pjesë në hapjen zyrtare të fushatës të koalicionit të djathtë për bashkinë e Dibrës, ku edhe u prezantua kandidati i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu.

Duke vlerësuar maksimalisht figurën e Sherefedin Shehut, si të politikanit, qytetarit dhe të familjarit të përkushtuar, Mediu u shpreh se në asnjë mënyrë Dibra dhe dibranët duhet të pranojnë t’i nënshtrohen aleancës së varfërisë dhe të hashashit.

Në fjalën e tij, kreu i PR theksoi gjithashtu se Dibra me votën e saj, duhet të jetë një sinjal i fortë për të gjithë Shqipërinë, nëse duam të ndahemi nga varfëria, nga krimi shtetëror, nga përbuzja dhe shpërfillja qeveritare.

Swiss Digital Desktop Reklama

M tej ai shtoi se: “Kam nderin dhe kënaqësinë e vecantë, jo vetëm të flas si përfaqësues i Partisë Republikane, por dhe në emër të gjithë kolegëve të mi, të koalcionit të madh opozitar, të bashkimit të Shqiptarëve, të të gjithë atyre që u sakrifikuan nëpër burgjet e komunizimit, të gjithë atyre partive që në themel të tyre kanë lirinë, individin, respektin dhe dinjitetin, familjen dhe kombin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndersa per kandidatin Shehu, kreu i republikaneve pohoi se: “Sherefedin Shehu, nuk është thjesht përfaqësues i Partisë Demokratike. Sherefedin Shehu është përfaqësuesi i njerëzve të lirë, i mendimit intelektual; Sherefedin shehu është përfaqësues dhe i atyre të majtëve të cilët ndjehen po ashtu të përbuzur, të shpërfillur, të varfër, të ndarë nga fëmijët e tyre. Kam bindjen së Sherefedini do të trokasë në zemër të cdo dibrani, të dëgjojë me vëmendje hallet dhe problemet tuaja dhe kam bindjen se është një nga njerëzit më të aftë për të ndërtuar një bashki që t’i shërbejë cdo qytetari të Dibrës. Ky është Sherefedin Shehu. Sherefedin Shehu po ashtu ka një vlerë tjetër. Në të gjithë këto 25 vite mund të çmohet si një nga politikanët dhe shtetarët më të zotë dhe më të ndershëm. Ka qenë një nga iniciuesit e projekteve më të mëdha të zhvillimit të këtij vendi, në bashkëpunim me inistitucionet ndërkombëtare financiare dhe ky është një aset tjetër, i cili nuk shkon thjesht për Sherefedinin, por për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për Dibrën”.

 

“Ne sot kemi disa pyetje: A do ta pranojmë ne varfërinë apo të ngrihemi sot për ta luftuar atë? A do të pranojmë që të ulim kokën përballë krimit shtetëror dhe krimit të banditëve që duan të marrin peng të ardhmen e fëmijëve tanë, familjeve tona, Dibrës dhe mbarë Shqipërisë? Jo sot do të ngrihemi për mbrojtur dinjitetin tonë. A do të pranojmë ne që të na vendosin cmim për votën që të na kthejnë sic kanë kthyer politikën në pazarine e gjësë së gjallë, të na kthejnë të gjithëve si njerëz pa vlerë? Jo motra dhe vëllezër. Sot ngrihemi për t’i thënë jo, se vota jonë nuk ka çmim, se nuk kanë cmim as fëmijët tanë, nuk kanë çmim as familjet tona, nuk ka çmim Dibra, nuk ka cmim Shqipëria.Pra ne duhet të bashkohemi të gjithë sot dhe të vendosim jo vetëm për Dibrën, por për mbarë Shqipërinë”,- deklaroi Fatmir Mediu.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?