Fatmir Mediu më 27 korrik para GJKKO për “Gërdecin”, kush është gjyqtari që shqyrton çështjen e ish-ministrit

Më 27 korrik, Fatmir Mediu del para gjykatës.

Kjo është data që ka caktuar Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit për seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

News24 raporton se seanca ndaj ish-ministrit Mediu do të mbahet më 27 korrik, në dhomë këshilli dhe gjyqtar i çështjes do të jetë Erjon Çela.

SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk më imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë.

Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

SHKARKO APP