Fatmir Mediu: Nëse do shkojmë më 10 maj për votim, kush është kandidati apo kandidatja?
Kryetari i grupit “Aleanca për ndryshim”, Fatmir Mediu, kërkoi zgjatje në kohë të procesit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, me funksion arritjen e një konsensusi mes opozitës dhe mazhorancës për një kandidaturë të gjithëpranuar.
Nëse ecim me idenë për të shkuar te raundi 4 e 5, mendoj që ne jemi në shkelje flagrante të kushtetutës ndaj të kemi kohën e nevojshme të nisim në datën 10 procesin e votimit por ne duhet të vendosim kritere të tjera të lidhura me funksionin që ka presidenti e konjukturën e sotme që ka vendi.
Duhet një njeri që të jetë pjesë e konsensusit të marrëveshjes sonë por dhe të ushtrojë detyrat. Të ezaurojmë procedurat pasi të kemi ezauruar vullnetin tonë për një president konsensual.
Ka njerëz që e garantojnë këtë pozicionin e duhet të jemi pak më mendjehapur e të shikojmë një marrëdhënie që i ben nder vendit.
Pra kërkoj zgjatje të këtij procesi por jo vetëm zgjatja në kohë, por diskutimi serioz rreth mundësisë për konsensus.
Nëse do shkojmë në datën 10 për votime, pyetja është e thjeshtë: Kush është kandidati për president?
Duhet ta bëjmë shpejt e shpejt se kemi seancën para? Duhet të arrijmë në një figurë që plotëson detyrimet e kushtetutës e nevojën që ka vendi për një president konsensual”,Mediu në konferencën e Kryetarëve.