Fatmir Mediu: Të reagojmë kundër shkatërrimit të familjes, besimit, historisë dhe traditës
Fatmir Mediu, një politikan opozitar me karrierë të gjatë në raportet me SHBA dhe BE ishte në Selanik te ”17th Gathering”. Pas takimit Mediu shkruan: “Kënaqësi të marr pjesë si një nga folsit kryesor në taki@in e Selanikut me përfaqësues nga parlamentet e rajonit, BE dhe USA. Takimi me ish Ministrin e Jashtëm Venizelos, Ministrin Makis Voridhis, Presidentin e Asamblesë të Këshillit të Europës Theodoros Roussopoulos për të diskutuar për situatën në rajon kërcënimet nga Rusia dhe nevojën e antarësimit në BE të Shqipërisë dhe Ballkanit. Po ashtu reagimit që duhet të kemi si politikan dhe njerëz të besimit në Zot, kundër shkatërrimit të familjes, besimit, historisë dhe traditës” – përfundon Mediu.