Fatmir Mediu: Votimi i reformës pa opozitën do sjellë largimin e qeverisë

Për aleatin e PD-së, Fatmir Mediu në rast se drafti votohet pa dakordësinë e opozitës, do të shohim një qeveri që do të largohet. Sipas tij, opozita nuk duhet dhe nuk do të marrë pjesë në një draft të njëanshëm që sipas tij nuk largon “gjyqësorin e korruptuar, por shton kontrollin politik të mazhorancës”. Duke komentuar pjesën e blerjes së votës të demokratëve, kreu i Republikanëve shpreh më tej se: “Është e turpshme dhe drejtësi që korruptohet që në proces vetëm kjo mazhorancë mund të mendoj, sepse interesi i saj nuk është drejtësia e pavarur”. Ai si aleat i opozitës i ka bërë thirrje kësaj të fundit, që nëse shkon në votim drafti pa dakordësinë e saj, “Opozita duhet të organizojë çdo formë demokratike të refuzimit dhe largimit të kësaj qeverie”,- pohoi Fatmir Mediu.

Redjon Shtylla

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?