Fatmir Xhafaj: Koalicioni me LSI nuk po funksionon normalisht

Pas kalimit të reformës në drejtësi forcat politike duken më të relaksuara. Megjithatë, tensionet që prodhoi debati për reformën ka lënë shenjë në marrëdhëniet PS-LSI. Kreu i Komisionit të Ligjeve , Fatmir Xhafa deklaroi në emision “Kapital” në “Vizion Plus” se aleanca nuk po funksionon normalisht.

“Nuk kam pse ta fsheh, nuk shoh një funksionim normal. Nuk shoh një marrëdhënie të shëndetshme në këtë fazë”,- thotë Xhafaj.

Ndërsa Ministri Ylli Manjani e sheh marrëdhënien në koalicion në mënyrë më pozitive. “Performanca e një koalicioni nuk matet me çështje të caktuara, për të cilat mund të mos kemi dakordësi. Këto dallime nuk mund të na ndajnë. Ne dallimet mund ti mbajmë, por ama ecin përpara dhe gjërat funksionojnë’,- tha ministri Ylli Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratat e Xhafajt dhe Manjanit u bënë në emisionin ‘Kapital’, ku së bashku me përfaqësuesin e PD-së, Oerd Bylykbashi folën për rrugën që përshkoi reforma ne drejtësi, deri tek miratimi i saj ne oret e par atë 22 korrikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas miratimit me 140 vota socialisti Fatmir Xhafaj vlerëson se partia me e madhe e mazhorancës luftoi që përpjekja për konsensus, të mos cënonte thelbin e draftit kushtetues. Ndërkohe që për Ylli Manjanin dhe Oerd Bylykbashin, konsensusi ishte elementi thelbësor i këtij procesi.

Bylykbashi shpjegon se kush ishte qëllimi i betejës se opozitës dhe cilat rreziqe u shmangen nga drafti fillestar i shtatorit 2015. Pavarësisht se ndryshimet kushtetuese nuk kane nisur Fatmir Xhafaj lajmëron se ndërkombëtaret kane filluar punën.

Në 25 korrik është seanca e fundit para se Parlamenti të marrë pushimet dhe bashkë me 7 ligjet e reformës duket se edhe debatet politike do te shtyhen per ne vjeshte atëherë kur kuvendi do te rinise punën.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=auL_Kj35Cmg&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?