Fatmir Xhafaj: Veliaj politikan rrace dhe modeli i njeriut punëtor, në Tiranë s’ka konkurrentë

Ish-ministri i Drejtësisë, deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj thotë se në Tiranë nuk ka garë dhe që në nisje dihet fituesi që do të jetë Erion Veliaj dhe kjo për ndryshimet thelbësore që janë bërë në Tiranë. Xhafaj nuk kursen vlerësimet për kryebashkiakun aktual të Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin tha se e personifikon si modelin e njeriut punëtor. Po ashtu ai shton se Veliaj është një politikan rrace, i rritur në politike dhe goxha fitues.

”Megjithëse ka 6 kandidatët, është një garë që i dihet rezultati. Erion Veliaj është fitues që në nisje të kësaj gare. Kandidatët që janë në garë në Tiranë nuk kanë mundësinë që të jenë konkurrues. Kujtojmë se model tjetër është Lulzim Basha, i cili ka pasur një mandat gjumi. Basha nuk ishte vënë aty që të flejë gjumë, por të punonte. Nga ana tjetër ka një ndryshim thelbësor në Tiranë këto 8 vitet e fundit që e ka qeverisur Partia Socialiste, me politikat sociale ekonomike dhe zhvillimore.

Erion Veliaj si kryetar bashkie personifikon modelin e njeriut punëtor, gjitha që ka bërë e ka bërë me këmbënguljen e tij, ka bërë punë të cilat janë të vlerësueshme për komunitetin e këtij qyteti. Demokratët kanë një rast shumë të mirë nëse votojnë Veliajn. Duke i dhënë një votë PS-së dhe Erion Veliajt, do të shpëtojnë PD. Kjo do të jetë një voto ndëshkuese për të vjetrën. Veliaj është politikan rrace, bio! Është rritur në politikë, nuk i gjeti gati. Është goxha fitues”,-tha Xhafaj për ”Report Tv”.

SHKARKO APP