Fatos Lubonja: Turp për SHBA dhe BE që mbështesin një diktator si Edi Rama

Publicisti Fatos Lubonja shprehet se ligji i qeverisë për censurën e medias është një kambanë alarmi për gjithë shoqërinë.

Në një intervistë për “News 24”, Lubonja shprehet se kryeministri Edi Rama ka “tendencë të shfrenuar për të kontrolluar çdo institucion”.

Ky ligj tregon se Edi Ramën nuk ka njeri që ta ndalojë, madje as servilët e tij që nuk i thonë se sa e dëmshme është kjo gjë. Ky ligj është përpjekje për të mbyllur dhe ato pak gojë që kanë mbetur. Kjo tregon se Edi Rama ka shumë gjëra për të fshehur dhe se nuk e duron dot të vërtetën apo mendimin kundër”,- tha ndër të tjera Lubonja.

Lubonja tha se është e turpshme që SHBA dhe BE mbështesin një diktator të fjalës së lirë si Edi Rama. I pyetur se ku e gjen mbështetjen Rama për miratimin e projekteve të till, Lubonja tha: “Sigurisht dhe tek mbështetja që i kanë dhënë ndërkombëtarët më herët për ta arritur këtë arrogancë dhe sigurisht dhe tek mosreagimi i mjaftueshëm i tyre meqë ne jemi vend që mund të quhet se akoma sundohet dhe kontrollohet nga ndërkombëtarët dhe legjitimohet pushteti nga ndërkombëtarët. Unë do të doja që ata që i shkruan ‘shame on you’ atij Borschardit të shkojnë t’i thonë prapë ‘shame on you’ Borschardit dhe ambasadës amerikane dhe gjithë atyre që kanë mbështetur këtë diktator me gjithë paralajmërimet që kemi bërë pafund. Nuk mjafton reagimi ndaj një ligji të vetëm por duhej parë në kompleksitetin e vet e gjithë situata. Nuk duhet parë një pemë por i gjithë pylli dhe gjithë pylli po kontrollohet dhe ata nuk kanë dashur ta shohin pyllin. Bëjnë një reagim për media por nuk kanë parë se ka pasur shumë shenja që na kanë çuar tek ky ligj për të cilat nuk kanë reaguar madje e kanë mbështetur”.

Ai e cilësoi të drejtë qëndrimin e opozitës për anulimin e ligjit, por shtoi se një masë e tillë është e pamjaftueshme.

(vijon…)

Ligji për mediat/ Lubonja: Rama tendencë të shfrenuar për të kontrolluar çdo institucion

SHKARKO APP