Faturat e dritave/Rama: Ai që s’do paguajë, s’do ketë drita

Kryeministri Edi Rama përmes një komunikim online me ministrat e kabinetit, të cilën e transmetoi live në Facebook e tij, adresoi disa nga shqetësimet e qytetarëve që kishin mbërritur tek ai.

Teksa i kërkoi ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj që të zgjidhte menjëherë çdo ankesë lidhur me bonusin e qirasë të të prekurve nga tërmeti dhe i kërkoi të bënte bilancin e punës së deritanishme lidhur me banesat e reja që do të ndërtohen, kërkoi që të mos bëhej asnjë kompromis me cilësinë e tyre.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë theksoi qartë se në kuadër të masave të marra për të përballuar situatën e krijuar nga COVID-19, nuk bëhet fjalë në asnjë mënyrë të negociohen faturat e dritave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pagesat e faturave të dritave do paguhen një më një, ai që s’do paguajë dritat, s’do ketë drita. Faturat nuk negociohen. As detyrimet bazike nuk negociohen. Kemi fshirë kamatëvonesat për të gjithë. Kush thotë nuk paguajë dot të shpenzojë më pak. I bie që të heqim nga buxheti për të financuar OSHEE, nuk mund t’ja heqim këtë financave të luftës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?