Faza e parë për ndërtimin e portit në Porto Romano, zv/kryeministrja Balluku: Kualifikohen 2 konsorciume

Ka përfunduar faza e parë e parakualifikimit për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano. Zv.kryeministrja Belinda Balluku thotë se janë kualifikuar 2 konsorciume, të cilët pas dorëzimit të dokumentacionit do të paraqesin ofertat ekonomike. Sipas saj, Shqipëria do të ketë një port model, i cili do t’i shërbejë të gjithë rajonit.
”Ndërtimi i Portit të ri në Porto Romano në rrugë të mbarë, përfundon faza e parakualifikimit. konsorciume ndërkombëtare morën pjesë në një garë të hapur dhe transparente. Komisioni, i udhëhequr nga konsulenti ndërkombëtar Royal HaskoningDHV, kualifikoi 2 konsorciume, të cilët pas dorëzimit të dokumentacionit fizik do të paraqesin ofertat ekonomike. Shqipëria do të ketë një port model, një HUB në Mesdhe, i cili do t’i shërbejë të gjithë rajonit”,-shkruan Balluku.