“Ferma Sotira” merr çmim në Samitin Global të Agroturizmit në Itali, Rama: Guri i rëndë në vend të vet

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka treguar se “Ferma Sotira” që ndodhet në Leskovik ka marrë çmim në Samitin Global të Agroturizmit në Itali, që e vendos Shqipërinë në hartën e agroturizmit botëror.

Ndër të tjera Rama shkruan:  Një nga 7 fermat më të mira “Farma Sotira” në Leskovik, merr çmim në Samitin Global të Agroturizmit në Itali, që e vendos Shqipërinë në hartën e agroturizmit botëror🙏
🏡”Farma Sotira” ngritur mes natyrës malore, me peizazhe mahnitëse. Ferma e Jetonit dhe Jonidës është vendi ideal për të kaluar disa ditë të qeta. Ata investuan kursimet e tyre të emigrimit në këtë agroturizëm duke iu ofruar turistëve mikpritjen e përsosur në oazin e tyre🥙🥘🫐🫕🍒🍽️⛺
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱

SHKARKO APP