Festivali i kengës në RTSH, vetëm 3 pikë nxorën fituese Arilena Ara

Festivali i 58 i Këngës në RTSH zgjodhi mbrëmjen e kaluar finalisten e këtij edicioni, që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong”.

Dy kandidatet më të forta për çmimin e madh, por edhe që patën një mbështetje të madhe nga publiku, ishin Arilena Ara me këngën “Shaj” dhe Elvana Gjata me këngën “Me Tana”.


Fituese u shpall Arilena Ara, por ky ishte një zhgënjim për Elvana Gjatën dhe shumë ndjekës të festivalit, të cilët shijuan me emocion performancën e jashtëzakonshme të këngëtares.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elvana Gjata u përfaqësua nga një këngë mjaft ritmike, të cilën e shoqëroi me një kërcim të koordinuar mirë në skenë, por që në fund juria vendosi të çojë në skenën e madhe të “Eurosong” Arilena Arën, edhe kjo e fundit me një vokacion mbresëlënës, por që vendi ynë mbeti sërish në rrjedhën e baladave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, kush e penalizoi Elvanën nga anëtarët e jurisë.  Të bie në sy është fakti se të tre anëtarët e huaj kanë vlerësuar me pikë maksimale Elvana Gjatën.

Ndërkohë, anëtarja shqiptare, Rita Petro, i ka dhënë 8 pikë Elvanës, dhe ajo që ka “vulosur” fatin e saj në këtë edicion ka qenë Mikaela Minga, e cila i ka dhënë vetëm 2 pikë. Diferenca mes Elvanës dhe Arilenës është vetëm tre pikë, duke bërë që Shqipëria të përfaqësohet me “Shaj” në “Eurosong”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?