Fieraku vrau ish-gruan duke ngrënë bukë, Spiropali thirrje ILD: Hetoni këtë makabër

Ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar lidhur ngjarjen e rëndë në Fier ku një 23-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Në reagimin e saj, Spiropali shkruan se këto krime të rënda lehtësohen dhe ndihmohen nga padrejtësi sistemike dhe praktika korruptive në sistemin e drejtësisë.

Reagimi i Spiropalit në Facebook: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Sabrina 23 vjeç, nënë e një vajze 3 vjeçe, gjeti vdekjen makabre nga një kriminel i liruar rishtas në rrethana të errëta.
Vrasja e grave dhe vajzave në familje është krim i llahtarshëm brenda një kodi maskilist patriarkal të atyre që gruan e shohin si pronë me të cilën mund të bëjnë gjithçka; ta mbajnë, ta shesin, ta blejnë, ta dhunojnë, e madje edhe ta asgjesojnë.
Këto krime të rënda lehtësohen dhe ndihmohen nga padrejtësi sistemike dhe praktika korruptive në sistemin e drejtësisë.
Për të nxjerrë të vërtetën dhe për të dënuar sipas ligjit autorët, i bëj thirrje Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë të kryejë HETIM të thelluar të këtij rasti makabër në krejt hallkat e zinxhirit prokurori- gjykatë.
Lufta kundër këtij fenomeni kërkon përgjegjësi institucionale dhe dënime shembullore, që raste të tilla të mos përsëriten duke lënë pas trishtimin dhe vulën e turpit mbi një shoqëri të tërë.
U prehsh në paqe Sabrinë!
Ngushëllime familjarëve!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?