“Filloi lufta. Pas virusit po vjen uria”. Stefi Prifti: Më kërkuan 200 lekë për qumështin e bebes
Epidemia e koronavirusit po i vendos shqiptarët në kushtet e një krizë të paimagjinueshme ekonomike. Një rast të skamjes e ka treguar edhe këngëtari Stefi Prifi, i cili përmes një postimi në rrjete sociale, tregon sesi i kanë kërkuar lekë për të blerë qumështin e bebes. Ai thekson se teksa kishte dalë të bënte pazar ditën e sotme, një vajzë i kishte kërkuar 200 lekë për të blerë qumësht e niseshte për fëmijën 10 muajsh. Ky është një nga qindrat e mijërat raste të krizës ose siç këngëtari e quan të fillimit të luftës e që thirrja shkon për qeverinë që të marrë masa, pasi nëse njerëzit shpëtojnë nga Covid-19, nuk mund të shpëtojnë dot nga uria.
https://www.facebook.com/stefi.prifti/posts/2881473401973082