Fillon lufta për bashkinë e Durrësit. Agron Duka sulmon Dakon
Dhe Agron Duka pritet te kandidoje vete per kryetar i kesaj bashkie vitin e ardhshem. Përmes një mesazhi të postuar në rrjetin social Facebook, Duka shprehet: :Lexova prononcimin e kryeministrit: ‘Sezonin tjetër plazhi i Durrësit do të jetë çliruar nga çibanët e Kandaharit e do jetë një hapësirë turistike Mesdhetare”. Ai vijon më tej: Jam shumë i kënaqur nëse ndodh kështu; jo vetëm si qytetar i Durrësit, por edhe si banor i kësaj zone, por pyetja që kam unë për kryeministrin është: Ku ishte kryetari i bashkisë së Durrësit, i cili po qeveris prej afro 7 vjetësh, kur ngriheshin këto çibanë të Kandaharit? “Nuk do ishte më mirë që ato të mos lejoheshin pasi kanë sjellë kosto për këdo që i ka bërë dhe tashmë i prishen si edhe kosto në kohë për zënien e këtyre hapësirave për vite me radhë”, – thotë ish-ministri socialist, Duka. Sipas tij, “ata që ndërtuan pa leje po paguajnë po ata që lejuan vallë do paguajnë?”. Kjo është ndërhyrja e parë e fortë e deputetit të djathtë Agron Duka, i cili shigjeton ashpër kryebashkiakun Vangjush Dako, pikërisht në kohën kur pritet të dalin kandidaturat për zgjedhjet vendore.
Agron Duka duke qene nje ish-minister i se majtes dhe tashme nje deputet i se djathtes ka miq e shoke, respekt e mirenjohje kudo ne Durres. Ai mbetet pretendenti numer nje per ta fituar Bashkine e Durresit.